MENU
klinika

Emri/ Në 2011, grabiti një bankë në vendin fqinj

I dënuar për pastrim parash, ekstradohet 44-vjeçari nga Greqia

10.10.2021 - 11:48

Një 44-vjeçar shqiptar i dënuar nga Gjykata e Fierit për pastrim parash, është ekstraduar nga Greqia ku do të vijojë dënimin e tij në Shqipëri.

Në vitin 2014, gjykata e Fierit e dënoi me 4 vite burg, pasi nga hetimet paraprake ka rezultuar se 44-vjeçari Afrim Kocaqi, disa vite më parë ka kryer një derdhje të shumës prej 3.100.000 lekë në një banë në Tiranë.

Ai nuk ka dhënë asnjë përshkrim justifikues për këtë shumë, çka i ka bërë autoritetet të dyshojnë. Pas procedimit penal, atij iu vendos sekuestro preventive mbi shumat monetare.

Shumë e sekuestruar në momentin e fillimit të procedimit penal, ishte 2.500.000 lekë. Sipas Policisë së Shtetit, Afrim Kocaqi kishte bashkëpunuar me tre persona të tjerë duke vjedhur bankën Egjira në Greqi në vitin 2011.

Të tre personat kanë qenë të armatosur por sërish nuk arritën t’i shpëtojnë policisë. Pasi përfundoi dënimin në Greqi, Kocaqi është ekstraduar në vendin tonë për të shlyer 4 vite burgim të dhënë nga Gjykata e Fierit.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë i shtetasit Afrim Kocaqi, 44 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier në vitin 2014 e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite burgim për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se shtetasi Afrim Kocaqi (mbiemri i mëparshëm Muço), ka kryer derdhje cash të shumës prej 3.100.000 lekë në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, veprim financiar pa asnjë përshkrim justifikues i kryer në vitin 2011.

Pas regjistrimit të procedimit penal është vendosur sekuestro preventive mbi shumat monetare që gjendeshin në këtë bankë, që në momentin e sekuestrimit ishin 2.500.000 lekë.

Afrim Kocaqi kishte bashkëpunuar me tre persona të tjerë duke kryer vjedhjen e bankës në Egjira Greqi në vitin 2011 nëpërmjet përdorimit të armëve të zjarrit .

Pas dënimit të kryer në shtetin grek, ekstradohet për shlyerjen e dënimit të mësipërm të vendosur nga autoritetet tona gjyqësore.