MENU
klinika

Një ditë pas kritikave të Ramës për mbetjet

Laç/ I vihet flaka vend grumbullimit të plehrave

23.10.2021 - 11:22

Laçi është zgjuar i mbuluar nga tymi këtë të shtunë. Gjatë natës ju është vënë flaka vend grumbullimit të mbeturinave ne kodrat e qytetit. Për pasojë retë e tymit janë shpërndarë në qytet, madje dhe në disa fshatra të zonës së Malësisë së Kurbinit. Për të normalizuar situatën në vendgrumbullimin e plehrave kanë mbërritur fadroma dhe zjarrfikësit e Laçit.

Kryetarja e bashkisë Kurbin, Majlinda Cara tha se zjarri është i qëllimshëm dhe se në këtë vend kishte një vit e gjysmë që nuk depozitoheshin mbetje, pasi çoheshin në landfillin e Bushatit.

Ditën e djeshme në Kryeministri, Rama ishte i ashpër me kryetarët e bashkive teksa foli me emra, duke ‘ngritur në qiell’ Pjerin Ndreun e Lezhës dhe duke bërë për ‘një lek’ atë të Himarës, Jorgo Goro, duke e cilësuar si ‘shembullin e të fjeturit gjumë para plehrave’.

Rama u përmendi prokurorinë disa herë dhe ndjekjen penale, teksa nuk ngurroi t’i paralajmëronte se qeveria do të shkonte deri aty sa do i merrte vetë në menaxhim bashkitë nëse situata nuk ndryshont