MENU
klinika

3.8 milionë lekë gjobë pronarit

IKMT/ Shembet pika e karburantit në rrugën Fier-Lushnje

21.10.2021 - 17:06

Një pikë karburanti e ngritur pa leje përgjatë aksit rrugor Fier-Lushnje është shembur sot nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Tërritorit.

Fadromat e IKMT rrëzuan konstruksionin metalik dhe gjithë ndërhyrjet e tjera të paligjshme të bëra nga subjekti, i cili gjithashtu u ndëshkua me gjobë në vlerën rreth 3.8 milionë lekë të reja.

Operacioni për shembjen e ndërtimeve pa leje nisi në qershor të këtij viti dhe rifilloi në shtator përgjatë gjithë vijës bregdetare. Aktualiasht veç zonave bregdetare po shemben objekete pa leje edhe përgjatë akseve kombëtare.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka përsëritur vazhdimisht se nuk kemi të bëjmë thjesht me një aksion, por me nje proces të vazhdueshëm për kontroll të plotë të territorit. Në funksion të kësaj së fundit, pritet që Shqipëria të blejë edhe dronë super-inteligjentë.