MENU
klinika

Për çfarë do të shërbejnë ato?!

Instagram vjen me dy opsione të reja për përdoruesit e tij

18.10.2021 - 07:00

Pasi Facebook, WhatsApp dhe Instagram pësoi një rënie prej disa orësh javën e kaluar, ky i fundit ka njoftuar për shtimin e dy opsioneve të reja, të cilat kanë si funksion të njoftojnë përdoruesit nëse aplikacioni pëson sërish një ndërprerje. Kompania ka dalë në një njoftim zyrtar dhe është shprehur se:

Ne po prezantojmë dy opsione të reja për t’i ndihmuar njerëzit, për t’u dhënë më shumë informacion në lidhje me ndërprerjet e Instagram-it dhe statusin e llogarisë së tyre, drejtpërdrejt në aplikacion.

Këto opsione të reja përfshijnë atë të “statusit të llogarisë” dhe “njoftimin në rast ndërprerje”. Statusi i llogarisë do i sigurojë përdoruesve informacion në lidhje me përmbajtjen që ata kanë raportuar ose postuar, e cila bie ndesh me politikat e aplikacionit. Kjo përfshin postimet, komentet dhe profilet e llogarisë.

Përdoruesit mund të shohin se cilat postime të tyre shkelin udhëzimet e aplikacionit dhe për cilat arsye konkretisht. Nëse një përdorues beson se postimi i tij është ‘hequr’ gabimisht, ai mund ta kundërshtojë këtë duke kërkuar një rishikim direkt në faqe. Tashmë ky opsion i statusit të llogarisë është i disponueshëm në Instagram.

Kompania gjigante po teston gjithashtu një veçori që njofton përdoruesit në ‘’Feed Activity’’ kur aplikacioni pëson një ndërprerje ose problem lidhur me çështjet teknike. Aplikacioni do të njoftojë përdoruesit nëse një problem i pengon ata të ngarkojnë postime në rrjet ose dhe të shikojnë postime. Gjithashtu do të njoftojë përdoruesit edhe kur zgjidhet një çështje me aplikacionin.

Megjithëse mund të mos dërgojë një njoftim sa herë që ka një ndërprerje, funksioni do të shërbejë për të dhënë përgjigje në rast se ka konfuzion midis përdoruesve. Instagram tha se do të testojë funksionin e njoftimit në SHBA gjatë muajve të ardhshëm dhe do ta lançojë më pas tek përdoruesit e tjerë pas periudhës së testimit.

Rikujtojmë se, në të gjithë botën, WhatsApp, Facebook, Instagram dhe Messenger u bënë të paarritshëm për orë të tëra më 4 Tetor. Për shumë prej nesh, ndërprerja e gjatë vërtet zbuloi se sa të varur jemi bërë në mediat sociale, duke na lënë pak kohë të lirë. Të dhënat pohojnë se shumë prej jush u drejtuan tek “Pornhub”. Site-i me përmbajtje pornografike ka publikuar statistikat e asaj dite ku është vënë re një rritje me 10.5% në trafikun e faqes. E përkthyer në shifra të tjera, sipas punonjësve të “Pornhub Insights”, rreth gjysmë milioni më shumë persona e kanë vizituar faqen e njohur. Pra, kur njerëzve iu dha një mundësi për të qenë produktivë pa asnjë shpërqendrim, kjo është ajo që ata bënë.