MENU
klinika

Champions League, ndeshjet e treta në grupe

Inter bën detyrën, bie sërish Milan, PSG i falet dopietës së Messit

19.10.2021 - 22:57

Inter merr fitoren e parë në grup dhe tashmë sheh përpara për t’u kualifikuar. Zikaltrit fituan në shtëpi 3-1 ndaj modestëve moldavë të Sheriff Tiraspol. Inter bëri detyrën në këtë sfidë.

Dzeko në pjesën e parë u dha avantazhin vendasve, por miqtë barazuan në fillimin e së dytës. Gjithsesi, ishte thjesht një iluzion për moldavët, pasi më pas Vidal dhe de Vrij zgjidhën gjithcka.

Në këtë grup, fiton edhe Real Madrid. Los Blancos bindën në transfertën ukrainase, duke mposhtur 5-0 vendasit e Shakhtar Donetsk. Spikati Vinicius Junior me dopietën e tij. Benzema vuri firmën e tij në golin e pestë.

Milani pëson humbjen e tretë dhe tashmë kualifikimi është thuajse i pamundur. Porto fitoi 1-0, duke lënë Milanin në vend të fundit me zero pikë. Diaz shënoi golin e fitores në 65’, kur në fushë hyri edhe Ibrahimovic.

Në grupin e Milanit, Liverpool mposht 3-2 Atletico Madrid në Wanda Metropolitano. Një sfidë e luftuar deri në fund, ku protagonisti kryesor për vendasit ishte Griezmann me dy gola dhe në pjesën e dytë del me karton të kuq. Për miqtë Salah shënoi dy gola, ndërsa realizoi edhe Keita.

PSG përmbys 3-2 ndaj Leipzig. Mbappe shënoi në fillim dhe u duk sikur do të ishte e lehtë për vendasit parizienë. Andre Silva barazoi në 28’ dhe pjesa e parë mbyllet 1-1.

Në të dytën gjermanët befasojnë me Mukiele në 57’, duke cuar shifrat në 1-2. Pastaj është radha e Messit. Së pari, ylli argjentinas barazon në 67’, ndërsa në 74’ realizon golin e fitores me penallti. Në 94’, ka tjetër penallti për PSG, kësaj gjuan Mbappe, por gabon. Ajax-Dortmund përfundon 4-0.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Champions League, ndeshjet e treta në grupe

City me “5 yje”, Sportingu bind në Stamboll