MENU
klinika

Nations League

Italia merr “trofeun e vogël”, mposht Belgjikën

10.10.2021 - 16:53

Italia merr vendin e tretë në National Legaue, pas fitores 2-1 ndaj Belgjikës në “Allianz Stadium” të Torinos. Axurrët lënë pas humbjen ndaj Spanjës dhe rehabiliton disi, ndërsa ishte humbja e dytë radhazi e Belgjikën, pas asaj ndaj Francës.

Pjesa e parë përfundoi pa gola. Një sfidë totalisht e ekuilibruar me raste të njëjta shënimi. Italia zhbllokoi sapo ka nisur pjesa e dyte. Gol i mrekullueshëm nga Barella i cili, ashtu si në Kampionatin Evropian, shpon mbrojtjen belge.

Courtois i pafajshëm, me topin që përfundoi në fund të rrjetës në qoshe në të djathtë të tij. Me zhvillimin e goditjes nga këndi, Tielemans shkon me kokë në shtyllën e afërt dhe largon me kokë, por është ylli i Interit ai që nuk mendohet dhe fluturimthi në hyrje të zonës godet duke realizuar.

Në minutën e 65-të ka penallti për axurrët dhe nga pika e bardhë shfaqet Berardi, i cili nuk fal dhe 2-0. Belgjika reagon, krijon dy mundësi të mira shënimi, ku në njërën është Donnarumma që pret. Por nuk mund të bënte gjë në 86’, kur de Ketelaere ia kalon mes shalëve.

Courtois nisi një top të shpejtë deri në mesfushë, aty Kevin de Bryune e merr dhe pason për de Ketelaere, që i vetëm përballë portierit italian, shënon për 2-1. Goli i parë me kombëtaren për talentin belg. Gjithsesi, Belgjika nuk arrin të barazojë. Në 20:45 luhet finalja Francë-Spanjë.