MENU
klinika

Ja çfarë paralajmëron Shërbimi Meteorologjik Ushtarak

Java e ardhshme sjell rrebeshe dhe dëborë

10.10.2021 - 20:00

Shërbimi Meterologjik Ushtarak i vendit ka njoftuar se java e ardhshme do të sjellë një përkeqësim të ndjeshëm të motit në vendin tonë.

Shkak do të bëhet ardhja e rrymave më të ftohta nga veriu i Evropës. Gjatë së hënës dhe të enjtjes pritet që vendi të përfshihet nga rrebeshe.

Po kështu parashikohen reshje dëborë në veri e verilindje, që për shkak të temperaturave të ulëta do të zbresin deri në lartësinë 900 metra nga niveli i detit.

Edhe deti pritet të ketë një forcë deri në 5 ballë. Moti i keq ka përfshirë ndërkohë fqinjin tonë Greqinë ku janë shënuar edhe përmbytje të qindra shtëpive.