MENU
klinika

"Kemi shënuar rezultatin më të mirë"

“Jemi rikthyer”, Haradinaj numëron komunat e fituara

18.10.2021 - 10:10

Kryetari i Aleancës për Akmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj  u shpreh se Kosova sot ka kaluar edhe një provë të demokracisë duke mbajtur zgjedhje të lira dhe demokratike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Haradinaj shprehet se partia që ai drejton ka fituar në gjashtë komuna dhe shkon në balotazh në një komunë.

“AAK-ja në këto zgjedhje e ka shënuar rezultatin më të mirë. Të dhënat tona flasin se kemi fituar në gjashtë komuna – Gjakovë, Suharekë, Rahovec, Klinë, Deçan dhe Junik – dhe poashtu shkojmë në balotazh të paktën në një komunë – në Istog. Vërejmë rikthim dhe rritje të votës në disa komuna si Pejë, Prishtinë, Podujevë dhe komuna të tjera.

Është një fitore e pritshme për ne falë vlerave që ka Aleanca, punës së mirë të kryetarëve aktualë dhe programit të tyre qeverisës, po ashtu edhe falë punës së palodhshme të dhjetëra mijëra aktivistëve të Aleancës”, shkruan ai.

Frika më e madhe e Vuçiçit mund të bëhet realitet

Plani i SHBA dhe Britanisë për të copëtuar Serbinë

Gjendja e dy të rinjëve të plagosur

Përplasja mes dy grupeve, humbet jetën kalimtarja

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KE

Çfarë pritet të ndodhë sot në mbledhjen e Komisionit

"Vuçiç po planifikon luftë, ja ku pritet të godasë"

Politikani austriak bën paralajmërimin e frikshëm

"Nuk është e lehtë të them se çfarë kam pranuar"

Vuçiç paralajmëron: Serbinë e presin ditë të vështira…