MENU
klinika

Trajneri Orges Shehi

“Jo çdo gjë ishte perfekte, rëndësi ka fitorja në derbi”

25.10.2021 - 22:35

Tirana mori një fitore të madhe ndaj Partizanit duke u shkëputur në krye të kampionatit në kuotën e 13 pikëve. Pas ndeshjes, trajneri Orges Shehi u shpreh:

VENDOSJA: “Sigurisht që ndryshuam në 7 minutat e fundit të pjesës së parë, sepse menduam se kundërshtari do të luante me modul tjetër. Ndryshuam pasi pamë Muratjan, dhe e ndërruam në 4-3-3. U shprehëm më mirë, jo çdo gjë ishte perfekte, po rëndësi ka fitorja.

Pas rezultateve te mira sigurisht pritshmëritë rriten. Lojtarët po rriten dita-ditës dhe kjo na jep shpresë. Do të na duhet të riparojmë disa defekte, por javë pas jave do t’i rikuperojmë. Dihet ca rëndësi ka derbi dhe çfarë do të thotë në aspektin psikologjik për lojtarët.

Një ndeshje më përpara, kërkuam që mesfushorët të ngjitën lart, këtë ndeshje kërkuam të ngjisim topin lartë. Kërkuam të marrim masa në anën mbrojtëse, u fokusuam te Totre dhe Toli që katërshja e mbrojtjes mos të lëvizte.

TËRHEQJA – Pjesën e dytë u tërhoqëm më shumë seç duhet, sidomos në fund, por presioni ekziston dhe duhet të ngjiteshim më lart sepse na krijoi vështirësi. I kërkova lojtarëve të linin mbrojtjen të qarkullonte topin që të luanim me diagonale.

I KËNAQUR 100%: E thashë që nga mënyra si dolëm sot, kemi për të përmirësuar, por është derbi dhe nuk mbaj mend një derbi që ka pasur cilësi. Nervat janë të tendosura dhe gjendja e lojtarëve është e ngarkuar.

Në pjesën e dytë lamë Seferin më lart, duke rrezikuar në mbrojte. U përpoqëm të marrim topin dhe ta nisnim në sulm, por nuk na doli. Dhe kur doli topi se gjetëm Taulantin, kërkuam Ngonë të mbante topin. Të mbyllësh ndeshjen është gjë e mirë, por jo gjithmonë të dalin strategjitë.

PARTIZANI JO PËR TITULL? Unë mendoj që është herët, ka shumë javë në lojë. Na gëzon vazhdimësia jonë, kemi marrë fitore me skuadra të forta. Këtë vit bie shprehja kampionati fitohet me 4 skuadra, pasi janë 7. Vlejnë shumë përballjet direkte, është herët për të nxjerrë Partizanin nga gara”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN