MENU
klinika

Serie A, Java 7

Juve triumfon edhe në derbi, 4 fitore radhazi

02.10.2021 - 19:56

Juventus vijon me ecurinë e fitoreve, që edhe pse minimale dhe me vuajtje, ka gjetur ritmin e duhur, si në kampionat (3 fitore rresht), ashtu edhe në Champions (dy fitore). Zonja e vjetër fitoi derbin 1-0 ndaj Torinos dhe tashmë ngjitet në vendin e tetë.

“Demat” e nisën mirë ndeshjen dhe krijuan disa aksione të rrjedhshme, ku në dy raste mund të kishin ndëshkuar. Megjithatë, në fundin e pjesës së parë ishte Locatelli që për pak nuk shënon për Juventus.

Në të dytën Juve krijon më shumë volum loje, bllokon mesfushën, Locatelli sërish shfaqet protagonist, por goli nuk duket. Bardhezinjtë provojnë edhe me gjuajtjet nga larg. Në 86’ është Locatelli që më fund gjen rrugën e rrjetës, për të marrë tri pikë me shumë vlerë.