MENU
klinika

Gjyqtari: Po më fajësoni mua?

Juventus likuidon edhe Romën, nuk mungojnë polemikat

17.10.2021 - 23:36

Juventusi merr fitoren e katërt radhazi dhe tashmë rikthehet në majat e renditjes duke ndjekur kështu një lokomotivë që ishte larguar në startin e sezonit!

Vendos goli i vetëm i ndeshjes, ai i Moise Kean, që iu përplas topi në kokë nga goditja e Bentancur. Një avantazh me fat, teksa në fund të pjesës së parë pati edhe rrëmuje e kaos në fushë, ku ndërhyri VAR dhe akordoi penallti për Romën.

11-të metërsh që humbi Veretout dhe priti Szceczni i cili pengoi armenin Mkhitaryan brenda zone. Roma humbi edhe Zaniolo për dëmtim. Kritika të ashpra ndaj vendimit të Orsato për të akorduar penalltinë dhe jo golin e Tammy Abraham në minutën e 44-të të Juventus-Roma.

Dyshimet, megjithatë, janë në zgjedhjen e gjyqtarit për të mos dhënë avantazhin që do të kishte çuar në golin e vetë Abraham. Orsato i ra bilbilit pas kontaktit në zonë, ndërkohë që portieri kishte ngritur gjithashtu duart për pozicion jashte loje të anglezit (sidoqoftë i mbajtur në lojë nga prekja e Danilos).

Në mediat sociale, kritikat e ashpra u lëshuan menjëherë në këtë drejtim… DAZN kapi audion e një bisede midis Daniele Orsato dhe Bryan Cristante mbi episodin e inkriminuar. “Portieri del, penallti, pozicion jashtë loje, po nëse unë nuk i bie bilbilit? Asnjë avantazh nuk jepet kur ka penallti. Po më fajësoni mua sepse ai humbi penalltinë?”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN