MENU
klinika

Pas largimit të Challandes

Kandidatët për Kosovën, De Biasi i pari në listë

13.10.2021 - 17:50

Në fakt, nuk është hera e parë që lakohet emri i De Biasit për të drejtuar përfaqësuesen e Kosovës. Edhe 3 vjet më parë ishte një kandidaturë e fortë, por asokohe Fadil Vokrri vendosi për Challandes.

Ky i fundit është shkarkuar sot pas tri humbjeve radhazi dhe në mediat kosovare janë përmendur disa emra për pasardhësin e tij. Tre janë emrat e parë që po merren në shqyrtim në bazë të propozimeve nga menaxherë të ndryshëm.

I pari, ai që tërheq më shumë drejtuesit, është gjermani i njohur Felix Magath, me një karrierë të suksesshme sidomos në klube. Më pas, në listë është edhe Walter Zenga, ish-portieri italian i cili ka drejtuar për një kohë të gjatë kryesisht në Azi dhe më pak në Itali.

I treti është Roberto Carlos, i cili ka më pak eksperiencë në drejtim nga të tre. Legjenda braziliane ka më pak gjasa të drejtojë Kosovën, edhe për faktin e largësisë, por më shumë nga eksperienca e paktë që ka.

De Biasi shihet ndër kandidaturat kryesore për të marrë drejtimin e “Dardanëve”. Aventurës së tij në Azerbajxhan po i vjen fundi, pasi rezultatet nuk kanë qenë të priturat e, si rrjedhojë, Kosova ka bërë hapa para në bisedimet me të, për ta bindur që të marrë drejtimin e ekipit në vijim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN