MENU
klinika

Skandali i 2015, nis gjyqi

Karim Benzema rrezikon deri në 5 vjet burg

18.10.2021 - 15:05

Ai është në një formë të shkëlyqer, si me Real Madrid, ashtu edhe me kombëtaren franceze, teksa së fundmi fitoi edhe Nations League. Karim Benzema është sulmuesi më i mirë aktual në Evropë, e tregojnë shifrat.

Por në jetën private tashmë do të përballet me një realitet jo të mirë. Benezma do të dalë në gjyq ditën e mërkurë për skandalin e ndodhur në vitin 2015 me ish-shokun e skuadrës Mathieu Valbuena.

Në atë kohë, Benzema së bashku me katër persona të tjetër kishin tentuar të shantazhonin mesfushorin, por ky i fundit kishte kuptuar gjithçka duke denoncuar e duke bërë publik skandalin.

Pasnesër Benzema do të dalë në gjyq dhe nëse gjithçka vërtetohet, rrezikon deri në pesë vite burg. Ky skandal i kushtoi Benzema edhe kombëtaren e Francës duke qëndruar për 6 vite jashtë.