MENU
klinika

Reality-show u rikthye pas katër vitesh

Këta janë konkurrentët VIP të “Big Brother Albania”

06.10.2021 - 08:59

Pas kaq shumë vitesh, “Big Brother” është rikthyer kësaj radhe me personazhe VIP, të cilët do të garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Tanimë kurioziteti është shuar në lidhje me personazhet, shtëpinë, opinionistët si dhe çdo detaji tjetër që ka të bëjë me këtë “Reality show”.

Herë pas here jane zbuluar emra të konkurrentëve të cilët sonte u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend.

14 personazhe të njohur nga sfera të ndryshme të showbiz-it hynë në “BBV” për të qëndruar për 100 ditë me radhë.

Nëse akoma nuk jeni në dijeni, po ju prezantojmë me personazhet VIP, tanimë konkurrentë për çmimin e madh të “vëllait të madh”.

  • Ilir Shaqiri
  • Sheila Haxhiraj
  • Donald Veshaj
  • Paloma
  • Elhaid Cufi
  • Beniada Jakic
  • Sabiani
  • Semi Jaupaj
  • Granit Cana
  • Kledi Hysa
  • Arjola Demiri
  • Fifi
  • Ardit Cuni
  • Monika Lubonja

Teksa kurioziteti ka qenë i madh për të mësuar ambientet e kësaj shtëpie, janë zbuluar dhe vendi ku do të izolohen banorët që do të thejnë rregullat e vëllait të madh.

Një kthim pas në vitet e errëta të Shqipërisë të japin pamjet e dekorimit të këtyre ambienteve, ku do të dënohen personazhet VIP.

  

Ajo që mori shumë vëmendje ishte look-u që Arbana kishte zgjedhur për natën e sotme.

Me një fustan të kuq, flokët onde dhe një make up shumë natyral mund të themi se moderatorja ka shkëlqyer.