MENU
klinika

Nga Russian Today/ Pasi ndaloi importet australiane

Kina trefishon blerjet e qymyrit nga Rusia

28.10.2021 - 12:34

Kina ka rritur në mënyrë dramatike importet e qymyrit nga Rusia për të kompensuar mungesat e shkaktuara nga mosmarrëveshja e vazhdueshme tregtare me Australinë, dikur furnizuesi më i madh i qymyrit në vend.

Sipas të dhënave të doganave, importet e qymyrit të Kinës u rritën me 76% në shtator krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe arritën në 32.9 milionë tonë. Pjesa më e madhe e qymyrit erdhi nga Rusia dhe Indonezia.

Në shtator, vendi bleu rreth 3.7 milionë ton qymyr termik nga Rusia, duke shënuar rritje 28% kundrejt muajit të mëparshëm dhe një rritje prej 230% nga viti në vit.

Importet kineze të qymyrit rus janë rritur çdo muaj që nga maji, ose duke u dyfishuar ose trefishuar nga nivelet e vitit 2020. Shifrat mujore për vitin aktual mbeten gjithashtu shumë mbi nivelet para pandemisë.

Ekonomia e Kinës varet në mënyrë thelbësore nga qymyri si një nga mënyrat për të gjeneruar energji. Mungesa në rritje e furnizimeve me qymyr shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike në 20 provinca kineze në fillim të këtij viti. Në të njëjtën kohë, Pekini po kërkon të ulë në mënyrë drastike emetimet, ndërsa kërkesa e prodhimit vazhdon të rritet si rezultat i rihapjes pas pandemisë të ekonomive të mëdha.

Kina ndaloi blerjet e qymyrit nga Australia në fund të vitit 2020, pasi Canberra mbështeti një thirrje të SHBA për një hetim ndërkombëtar mbi rolin e pretenduar të Pekinit në shpërthimin e Covid-19. Sipas të dhënave të agjencisë doganore, importet e qymyrit termal nga Australia mbetën zero.

/Përkthyer dhe përshtatur për Konica.al nga RT

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Russian Today/ Pavarësisht krizës energjetike

Kina nuk ka gjasa të lejojë importet e qymyrit australian