MENU
klinika

Vatikan

Kisha Katolike në prag reformash të mëdha

11.10.2021 - 14:00

         “Nëse kërkon të gjesh kuptimin e jetës dhe duke mos e gjetur, e ke lënë veten në dorë të “surrogatëve të dashurisë”, si: pasuria, karriera, argëtimet ose varësi të caktuara, lërja veten kujdesit të Jezusit dhe do ta kuptosh, se ke qënë gjithmonë i rrethuar me dashuri”

Papë Françesku ka nisur atë që e ka cilësuar si përpjekjen më ambicioze, për reformat katolike të 60 vjetëve të fundit. Procesi dyvjeçar për t’u konsultuar me secilin prift në botë, për drejtimin e Kishës Katolike në të ardhmen, ka nisur këto ditë në Vatikan.

Disa katolikë shpresojnë se këto diskutime do të rezultojnë me ndryshime, në çështjet si shugurimi i grave, martesat e priftërinjve dhe lidhjet mes personave të gjinisë së njëjtë. Ndërsa ka në të kundërt, që shqetësohen se procesi do të dëmtojë parimet e Kishës Katolike.

Ata besojnë se fokusi mbi reformat, mund të tërheqë vëmendjen nga çështjet tjera me të cilat përballet Kisha, siç janë korrupsioni dhe nivelet në rënie të pjesëmarrjes.

Papa u ka bërë thirrje katolikëve që të mos mbesin të bllokuar në gjërat që ata besojnë, por të “dëgjojnë njëri-tjetrin” teksa ka nisur këtë proces gjatë një meshe të mbajtur në Bazilikën e Shën Pjetrit.

“A jemi të përgatitur, për këtë rrugëtim? Apo shqetësohemi nga e panjohura, duke preferuar të justifikohemi si zakonisht ‘kjo është gjë e kotë’, apo ‘këtë e kemi bërë gjithmonë kështu?’” – ka pyetur ai.

Pak ditë më parë, Papa ka reaguar ashpër në lidhje me abuzimin seksual në Kishën Katolike në Francë, duke i konsideruar të turpshme faktet.

“Ky është një numër i konsiderueshëm. Unë u shpreh pikëllimin dhe dhimbjen time, viktimave për traumën që kanë pësuar. Kjo është turp për mua, turp i të gjithëve ne, turpi im”- tha ai në Vatikan.

Papa u bëri thirrje peshkopëve dhe drejtuesve të kishës në Francë të bëjnë gjithçka që është e mundur për të siguruar që incidente të tilla të mos ndodhin sërish dhe “në mënyrë që Kisha të bëhet përsëri, një shtëpi e sigurt për të gjithë”.

Një komision hetimor raportoi dje se rreth 216 000 fëmijë dhe të rinj, kishin qenë viktima të dhunës seksuale në Kishën Katolike në Francë, prej vitit 1950. Së bashku me institucionet e drejtuara nga Kisha, mund të ketë pasur 330 000 viktima.

Papa, pritet të shkruajë një këshillë apostolike, duke dhënë pikëpamjet dhe vendimet e tij, mbi çështjet e diskutuara.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Së bashku për Skënderbeun”

Artistët shqiptarë koncert në Itali


Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!