MENU
klinika

E blen familja me pasuri 350 miliardë €

Klubi shitet 350 mln euro, në garë Zidane e Conte

07.10.2021 - 18:31

Një tjetër klub miliarder do të ndërtohet së shpejti. Një sheik i ri në futbollin e rëndësishëm në Evropë. Pas muajsh negociatash, duke se situata është zhbllokuar.

Newcastle do të blihet nga një fond investimesh saudit që kryesohet nga princi Mohamed bin Salman për rreth 300 milionë sterlina, përafërsisht 350 milionë euro.  Një operacion që, sipas Daily Mail, pritet të ndryshojë hierarkitë e futbollit anglez dhe europian.

Kjo duke parë se pronarët e rinj do të bëjnë investime të rëndësishme për ta ngritur klubin sa më shpejt në vendet e para të Premier League në fillim dhe më pas në Champions.

Mohamed bin Salman ka një pasuri marramendëse prej 320 miliardë paund. Kjo shumë është më shumë se dhjetë fish se pasuria e pronarit të Manchester City, sheikut Mansur, që ka pasuri me vlerë 24 miliardë dollarë. Me pronarët e rinj të Newcastle mund të krahasohet vetëm familja mbretëore nga Katari që zotëron PSG-në, e cila ka pasuri me vlerë 220 miliardë paund.

Për momentin, Magpies mbajnë vendin e parafundit në renditje me 3 pikë dhe zero fitore në shtatë javët e para. Një situatë kjo që ka ngritur dyshime mbi pozicionin e trajnerit Steve Bruce.

Ka shumë mundësi që pronarët e rinj do të kërkojnë të marrin një emër të madh në stol dhe mes trajnerëve të lirë, ata që ndezin ëndrrat e tifozëve janë Zinedine Zidane dhe Antonio Conte. Ish-trajneri i Inter-it nuk e ka fshehur dëshirën për t’u kthyer në Angli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN