MENU
klinika

Fjala e nderit

Kur Balzaku… do të bëhej deputet!

17.10.2021 - 12:59

         “Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të dielën e 19 marsit 1848, në faqen n°3, letrën e Honoré de Balzac në lidhje me kandidaturën e tij për deputet në Asamblenë Kombëtare franceze, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos)

“Zotëri,

Disa persona që më nderuan duke menduar për mua, në postin e deputetit në Asamblenë Kombëtare, prita që numri i tyre të ishte mjaft i konsiderueshëm dhe që emri im të renditet në lista, në mënyrë që të mos merret për mëndjemadhësi (përbuzje), duke deklaruar se, nëse funksione të tilla më besoheshin, do t’i pranoja.

Rëndësia e rrethanave, solemniteti i debatit, madhësia dhe qëndrueshmëria e perandorisë që do të themelohet, pas pesëdhjetë e tetë vjet përpjekjesh, nuk lejojnë asnjë përfaqësues të zgjedhur, të largohet nga një mandat i tillë, në një kohë kur Franca, thërret të gjitha forcat dhe inteligjencat e saj.”./Darsiani.com

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Datëlindje gjeniu

Balzaku i zjarrtë!

"Panairi i librave të vegjël"

Botimet Nazarko më pranë lexuesit