MENU
klinika

Ministrja e Jashtme e Kosovës: Çështja që na ndan me Tiranën

Kur do bien kufijtë me Shqipërinë?

19.10.2021 - 16:51

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, njëkohësisht Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla në një intervistë për emisionin “Zona Zero” në Top News, deklaroi se bashkimi i shqiptarëve do të bëhet vetëm në BE.

Gërvalla deklaroi se shqiptarët tashmë nuk i pengon askush që të jenë të bashkuar, edhe pse të ndarë në dy shtete. Vendosja e marrëdhënieve dhe thellimi i bashkëpunimit është në dorë të dy qeverive, tha Gërvalla.

“Nuk i pengon asgjë dhe askush shqiptarët që të ushtrojnë bashkë jetën e përditshme, jetën kulturore, jetën artistike. Nuk na pengon politikisht asgjë, ta shijojmë faktin se e kemi vetë në dorë. Kur të bëhemi pjesë e BE, kufijtë mes shteteve tona do bien. E kemi vetë në dorë që të vendosim sesi do i ndërtojmë marrëdhëniet tona”, tha ministrja.

Ministrja kosovare foli edhe për bashkëpunimin mes dy qeverive. Sipas saj, bashkëpunimi mes Tiranës dhe Shkupit është i fortë dhe e vetmja çështje që ndan dy vendet është nisma Open Balkan.

“Politika në Shqipëri dhe Kosovë ka shumë të përbashkëta. Jemi të një mendimi për shumicën e temave që diskutojmë. OPEN BALKAN është diçka ku mendimet tona janë të ndryshme, por në rastet e tjera jemi të bashkuar në qendrimet tona. Open Balkan na vendos në pozitë të pabarabartë me fqinjët. Shqipëria ka qenë toka e ëndërruar që të gjithë e kanë dëshiruar në Kosovë. Nuk ka rëndësi se kush ka qeverisur apo kush qeveris”, tha Gërvalla.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore