MENU
klinika

'Open Balkan'/ Abazoviç: Mali i Zi mbështet nismën!

Kurti: Nuk janë të sigurta iniciativat që nuk kanë brenda BE!

15.10.2021 - 12:21

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Samitin Ekonomik në Shkup, ka folur edhe për iniciativën “Open Balkan”, për të cilën ka thënë se nuk kanë diskutuar në këtë samit, por siç theksoi ai, beson në Procesin e Berlinit.

Kurti theksoi se nuk i përket grupit të politikanëve që besojnë ne vetëmjaftueshmërinë e Ballkanit.

Sipas Kurtit, iniciativat ku nuk është i përfshirë Bashkimi Evropian nuk janë të sigurta, të qëndrueshme e as të dobishme.

“Nuk e kemi konsideruar këtë temë. Ne besojmë në Procesin e Berlinit dhe në tregun e përbashkët rajonal që është pjesë e Procesit të Berlinit. Mendojmë se iniciativa të cilat nuk e kanë Bashkimin Evropian brenda, nuk mund të jenë të sigurta, të qëndrueshme dhe të dobishme. Prandaj, më shumë e theksojmë nevojën e bashkëpunimit bilateral brenda procesit të Berlinit. Në anën tjetër edhe si orientim politik, edhe si ndjeshmëri kulturore, unë nuk ju përkas atyre politikanëve të cilët besojnë në vetëmjaftueshmërinë e Ballkanit”, theksoi kryeministri Kurti para medieve në Shkup.

Në lidhje me “Open Ballkan”, zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, u shpreh më i hapur.

Ai ka thënë se nëse do të shpjegohej në mënyrë më të mirë dhe të shihen benefitet e kësaj iniciative, Mali i Zi nuk do ta kishte problem të merrte pjesë e të jepte kontributin në këtë iniciativë.

“Mali i Zi si shteti më i vogël në rajon, normalisht që ndoshta ekziston një frikë pak më e madhe për dallim prej shteteve që janë shumë më të mëdha e me popullsi me të madhe, ajo është normale.Por, besoj se nëse iniciativa do të shpjegohet në mënyrë më të mirë edhe nëse shihen për benefitet që vijnë nga kjo iniciativë se Mali i Zi nuk do të ketë asgjë kundër të marr pjesë në këtë iniciativë dhe të jap kontributin e vet”, tha Amazoviç.

Ndërkaq, sa i përket integrimit të tregut ballkanik, Kurti u shpreh se kjo është e mundur duke i zbatuar katër liritë bazike.

“Është e mundur që më shumë t’i integrojmë ekonomitë tona, duke i zbatuar katër liritë bazike, duke u integruar në një treg të përbashkët me BE-në dhe si çështje finale pranimi në BE. Por, si socialdemokrat besoj në barazi që burrat dhe gratë të punojnë, të aftësohen dhe të kenë sukses secili për pjesën e vetë”, tha ai.

Më tej, kryeministri i Kosovës theksoi se duhet t’i shohim të gjitha këto si të ndërlidhura, pasi që nuk është e mundur që të ecim përpara derisa injorojmë ndodhitë e së kaluarës, ose duke injoruar realitetin aktual.

“Në vend të kësaj duhet të punojmë së bashku, ta pranojmë njëri tjetrin për t’u ballafaquar me të gjitha sfidat që hasim sot”, u shpreh Kurti.

Kryeministri në samitin e Shkupit ka thënë po ashtu se Bashkimi Evropian është fati dhe kontinenti i Kosovës, derisa ka kërkuar edhe fonde zhvillimore nga BE-ja.

“BE-ja është fati ynë dhe Evropa është kontinenti për Kosovën. Ekonomia në Kosovës është shumë më mirë tani, por pikërisht për këtë arsye kemi nevojë më shumë ndihmë se përpara. Jo ndihmë humanitare si në të kaluarën, por fonde zhvillimi. Të hyrat e qeverisë janë rritur për 30 për qind në krahasim me vitin e kaluar, qarkullimi bizneseve është rritur për 30 për qind dhe eksportet 60 për qind. Viti 2021, është viti ku ne parashikojmë rritje ekonomike së paku 10 për qind”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Marrëdhëniet me Tiranën janë ftohur për vite me radhë”

Osmani për DW: Nuk i kemi dhënë asnjë arsye Shqipërisë…

Të dielën vaksinohet Presidentja dhe kryeministri

Mbërrijnë vaksinat e para të COVID-19 në Athinë


E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë

Zotohen për thellim të bashkëpunimit

Kosova dhe M. e Veriut nënshkruajnë tri marrëveshje