MENU
klinika

I “verbër” e me 2 mbiemra

Ky është 38 vjeçari që kontrollon trafikun e drogës në Konispol

07.10.2021 - 17:17

Ky që shihni në foto është 38-vjeçari me dy mbiemra Lutfi Faslliu&Lutfi Demce, i arrestuar sot në Sarandë bashkë me gruan e tij duke transportuar lëndë narkotike.

38 vjecari banues në Konispol njihet si një person që kontrollon trafikun e drogës në këtë zonë.  Lutfi raportohet se ka probleme me shikimin ndërsa është një person i njohur për autoritetet pasi ka precedentë të mëparshëm penalë.

Çifti kishin një muaj e gjysmë që survejoheshin nga policia. Përveç trafikut të drogës të dy akuzohen edhe për veprimtari të tjera kriminale. Ata futeshin në tokën greke dhe merrnin emigrantë të paligjshëm. Forcat e policisë kanë ndaluar sot makinën e drejtuar nga 31-vjeçarja, e cila me bashkëshortin po transportonte 2 emigrantë të paligjshëm, kundrejt shpërblimit monetar, drejt qytetit të Sarandës, me qëllim tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së.  Mësohet se për një emigrant ata merrnin 300 euro,.

Edhe në vitin 2010, ai ishte kapur duke trafikuar nga Greqia drejt Shqipërisë një makinë tip “Mercedes Benz ML”