MENU
klinika

Studimi

Ky ushqim mund t’ju shpëtojë nga depresioni

22.10.2021 - 07:32

Kërpudhat janë të njohura për përfitimet e tyre të shumta shëndetësore. Në fakt, sipas një studimi të ri nga shkencëtarët e Kolegjit Mjekësor të Universitetit të Pensilvanisë të botuar në Journal of Affective Disorders, kërpudhat jo vetëm që zvogëlojnë rrezikun e kancerit dhe vdekjes së parakohshme, por gjithashtu mbrojnë shëndetin mendor.

Simptomat depresive, përfshirë luhatjet e humorit dhe ankthin, u përmirësuan ndjeshëm dhe pati një përmirësim të simptomave në më shumë se 32 përqind të pjesëmarrësve. Kërpudhat përmbajnë ergothionine, një antioksidant që mbron nga dëmtimi i qelizave dhe indeve në trup. Antioksidantët ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme mendore, të tilla si skizofrenia, çrregullimi bipolar dhe depresioni.

Kërpudhat e bardha, për shembull, përmbajnë kalium, i cili mendohet se zvogëlon stresin. “Kërpudhat janë burimi më i madh ushqyes i aminoacidit ergothionine – anti -inflamator që nuk mund të sintetizohet nga trupi i njeriut. Në nivele të larta, mund të zvogëlojë rrezikun e stresit oksidativ, i cili nga ana tjetër mund të zvogëlojë simptomat e depresionit, ” thotë studiuesi Dr. Xhibril Ba.

Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”