MENU
klinika

Besnikëria e argjentinasit

Lautaro rinovon edhe për pesë vjet me Interin

28.10.2021 - 18:13

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, ka firmosur kontratën e re me zikaltrit duke i dhënë fund polemikave për një largim të mundshëm. Ylli argjentinas ka firmosur deri në vitin 2026 pa klauzolë largimi duke i premtuar besnikëri klubit.

Sipas mediave italiane, kontrata është nënshkruar këtë mëngjes, ndërsa zyrtarizimi do të vijë në ditët në vijim. Një lajm mjaft i mirë për Interin që nuk do të humbasë një ndër lojtarët më të mirë në skuadër.

Zikaltrit humbën këtë verë Lukakun dhe Hakimin për shkak të problemeve ekonomike, dhe projekti i klubit është i qartë, të mos shesë më asnjë lojtar që konsiderohet baza e ekipit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN