MENU
klinika

Serie A, Java 8

Lazio përmbys Interin, kampionët pësojnë humbjen e parë

16.10.2021 - 20:00

Lazio tregon forcën në “Olimpico”, duke përmbysur Interin me rezultatin 3-1. Një sukses i merituar i bardhekaltërve, duke u shkaktuar humbjen e parë kampionëve në fuqi.

Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 12-të, kur Perisic u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltistë. Po me penallti barazoi Immobile në minutën e 64-t, duke vendosur ekuilibrat në fushë.

Lazio beson më shumë te fitorja dhe në 81’ Anderson shënon golin e dytë dhe të përmbysjes. Në 91’, Milinkovic-Savic vulos shifrat 3-1. Elseid Hysaj e nisi sërish titullar dhe u aktivizua deri në minutën 66’.