MENU
klinika

Nga Russian Today

Linja e parë e tubacionit Nord Stream 2 gati për eksport

18.10.2021 - 18:42

E para nga dy linjat e gazsjellësit Nord Stream 2 të Rusisë është mbushur me gaz si pjesë e përgatitjeve përfundimtare për fillimin e dërgesave në Evropë, njoftoi të hënën operatori i projektit.

“Që nga 18 tetori, procedura e furnizimit me gaz për vargun e parë të tubacionit Nord Stream 2 ka përfunduar,” tha kompania në një deklaratë për shtyp, duke shtuar, “Siç ishte planifikuar dhe në përputhje me kërkesat e projektimit të sistemit, vargu është e mbushur me rreth 177 milionë m3 gaz të ashtuquajtur teknik, duke arritur një presion prej 103 bar në tubacion.”

Sipas operatorit, “Ky presion është i mjaftueshëm për të filluar transportin e gazit.”

Ai tha se “hapat para-komisionimit për vargun e dytë janë në vazhdim. Nord Stream 2 do të njoftojë hapa të mëtejshëm teknikë në kohën e duhur.”

Lajmi vjen pasi projekti është ende në pritje të lejes nga BE për të filluar dërgesat e gazit në Evropë. Nord Stream 2 përbëhet nga dy tubacione të dizajnuara për të transportuar rreth 55 miliardë metra kub gaz në vit nga fushat e gazit Siberian në Rusi përtej Detit Baltik në Gjermani. Projekti ka goditur pengesa të shumta, duke përfshirë kundërshtimin nga disa vende të Evropës Lindore dhe sanksionet e SHBA.

/Përkthyer dhe përshtatur për Konica.al nga RT

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Russian Today/ "Ne me të vërtetë duhet të bashkëpunojmë..."

Evropa duhet të kuptojë shkaqet për të shmangur krizën e energjisë