MENU
klinika

Nagelsmann: Do jetë me ne, në Lisbonë

Lucas Hernandez të martën duhet të shkojë në burg…

15.10.2021 - 18:33

Në prag të ndeshjes për kreun e Bundesliga-s me Bayer Leverkusen, Julian Nagelsmann ka folur edhe për çështjen gjyqësore të Lucas Hernandez, i cili rrezikon burgun në Spanjë.

Nuk kam parë asnjë efekt negativ. Nëse nuk do ta kisha lexuar në gazetë, nuk do ta kisha pyetur nëse kishte diçka që nuk shkonte. Sillet si zakonisht dhe është stërvitur mirë”, – ka thënë trajneri i Bayern Munich.

Të mërkurën do të luajë edhe në Lisbonë (të martën duhet të paraqitet në gjyq në Madrid): “Është në planet e mia për të dy ndeshjet dhe nëse do të jetë mirë, do të luajë” – shtoi trajneri.

Në shkurtin e 2017-ës, Lucas është akuzuar për krimin e abuzimit në familje pas një sherri në publik me gruan Amelia. Një gjykatë e Madridit e ka dënuar me 31 ditë punë publike përveç largimit nga gruaja për gjashtë muaj.

Megjithatë, të dy kanë vendosur të largoheshin për muajin e mjaltit, por, pas kthimit, Lucas është arrestuar më 13 qershorin e të nëjtit dhe më pas është lëshuar.

Çfarë ndodh tani? Arsyeja pse i kërkohet lojtarit të shkojë në burg nuk ka lidhje me sherrin me gruan, por me mosbindjen për urdhrin e dhënë nga gjykata. Mbrojtja ka kërkuar që ta transformojë dënimin në punë sociale, por që është refuzuar nga gjykatësi për shkak se nuk është shlyer dënimi i parë.

Ka shumë mundësi që në fund lojtari të detyrohet të shkojë në burg për disa ditë në pritje për t’u njohur me vendimin e Apelit. Siç ka bërë të ditur AS, Bayern ka mësuar për këtë çështje vetëm në ditët e para të tetorit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trajneri francez ka në mendje diçka tjetër

U lakua për te Newcastle, Zidane refuzon sheikët