MENU
klinika

Aksident i rëndë tek Ura e Tapizës

Makina përplaset me kolonën e betonit, humb jetën 43-vjeçari

15.10.2021 - 09:10

Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz.

Aksidenti ka ndodhur në vedin e quajtur “Ura e Tapizës”, ku automjeti tip “Benz” është përplasur me një kolonë betoni.

Për pasojë ka humbur jetën një 43-vjeçar që po drejtonte mjetin që është identifikuar si Emri Cani.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 15.10.2021, rreth orës 05:17, në aksin rrugor Ura e Tapizës-Fushë Krujë, një mjet me drejtues shtetasin E. C., 43 vjeç, banues në Kamëz, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.