MENU
klinika

Reagimi i Turqisë

Marrëveshjet e Greqisë dëmtojnë NATO-n

23.10.2021 - 21:09

Turqia ka reaguar zyrtarisht ndaj lëvizjeve diplomatiko-ushtarake të Greqisë duke cilësuar përmes ministrit të Mbrojtjes, Hulusi Akar se aleancat përtej NATO-s dëmtojnë këtë të fundit.

“Duke qenë se ne jemi në NATO, çdokush duhet të dijë se aleancat jashtë saj, do të dëmtojnë vetë NATO-n dhe marrëdhëniet tona dypalëshe si dhe do të trondisin besimin”, tha Akar.

Qëndrimi vjen ndërkohë që Greqia ka nënshkruar një marrëveshjë të bashkëpunimit ushtarak me SHBA, por edhe një marrëveshje për blerje armatimi me Francën. Të dyja marrëveshje jashtë NATO-s dhe që perceptohen gjerësisht si mjete për të kufizuar Turqinë dhe aktorë të tjerë në Mesdheun Lindor.