MENU
klinika

Flet Ronald Koeman

“Me apo pa mua, të sqarohet pozicioni”

03.10.2021 - 11:12

Pas humbjes me Atletico Madrid në transfertë, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka folur për të ardhmen, ku kërkon të sqarohet sa më shpejt pozicioni i tij:

“Nuk është kurrë shumë vonë për ta përmbysur situatën. Është e rëndësishme të sqarohet se cilën rrugën duam të ndjekim, nëse me mua ose pa mua”, ka thënë holandezi për Mundo Deportivo.

“Nuk mund të punohet nëse nuk ka qartësi në lidhje me këtë. Besimi i Laporta-s? Kemi folur në telefon, kemi folur për pozicionin tim. I kam kërkuar klubit që të sqarojë pozicionin tim, është e rëndësishme që skuadra ta dijë çfarë po ndodh”, ka shtuar Koeman.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN