MENU
klinika

Liga e Kombeve

Më në fund mposhtet Italia, Spanja merr hak

06.10.2021 - 22:45

Pas 37 ndeshjesh pa humbje, më në fund, bie edhe Italia. Është Spanja që mposht kampionët e Evropës, duke fituar madje brenda në “San Siro” me rezultatin 2-0. Një sukses i merituar i iberikëve, që marrin hak për eliminimin në Euro 2020.

Të besuarit e Luis Enrique bënë një ndeshje të mirë, duke u kthyer në atë që dijnë të bëjnë më mirë, mbajtjen e topit, që shkoi 65% në pjesën e parë. Ferran Torres shënoi në aksionin e parë të rrezikshëm pas krosimit të bukur nga Oyarzabal kur regjistrohej minutae 17-të.

Pak minuta më pas është një tjetër rrezik për Italinë për të pësuar të dytin në “San Siro”. Goditje nga larg nga Marcos Alonso, Donnarumma-s, aspak i qetë për shkak të vërshëllimave, i kën topi nga duart dhe bie në shtyllë, më pas e spastron Bonucci.

Italia reagon pas golit dhe ka dy raste të mira, njëherë me Bernardeschi dhe me Insigne, me këtë të fundit që gabon i vetëm përballë portierit. Situata komplikohet për Italinë në minutën e 42-të, kur pas një ndërhyrje me bërryl të Bonuccit ndaj Busquets, merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë axurrët me 10 vetë.

Në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë përsëritet rasti sit e goli i parë, krosim dhe Ferran Torres gjen golin e dytë, kësaj here me kokë. Pjesa e parë mbyllet 0-2 në favor të Spanjës.

Mancini fut në lojë Chiellinin, që i jep grintë si kapiten ekipit. Për të ardhur në minutën e 83-të, kur Pellegrini ngushton në 1-2 pas pasimit të Chiesas. Italia merr zemër, që edhe pse me 10 vetë, mundohet të barazojë. Por Spanja mbrohet mirë dhe fiton. Iberikët shkojnë në finale të Ligës së Kombeve, ku presin fituesin e ciftit Belgjikë-Francë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Bashkëpunëtorja e Bashës, miqësi me Xhaçkën”

Bardhi tregon prapaskenat: Pse nuk e ka nënshkruar mocionin kundër deputetes

Ja çfarë shkruan revista amerikane!

Planet e dhëndrit të Trump për Deltën e Vjosës

"‘Hodhe gurin e fshehe dorën’, siç bëre pas 21 Janarit"

Djegia e mandateve, Basha i përgjigjet Metës: Ti na nxite!

Nuk do ta besoni sa shënojnë temperaturat

‘Çmendet’ moti/ Vala e të nxehtit godet këtë vend

"Nuk është për të treguar muskujt, por…"

A do të thërrasë Basha protestë? Përgjigjet Kreu i PD