MENU
klinika

Nga Eduard Zaloshnja

Më pak se gjysma e të djathtëve, optimistë për ardhjen në pushtet me Berishën

10.10.2021 - 11:01

Në të njëjtën kohë që një sondazh u publikua tek Javanews, u publikua edhe një sondazh në Euronews Albania. Duke ekstrapoluar rezultatet e të dyja sondazheve dhe duke i mesatarizuar ekstrapolimet mund të arrihet në përfundimin se Berisha ka aktualisht rreth 85 mijëpërkrahës më shumë se sa Basha.

Në fakt, pyetjet nuk ishin identike nëkëto sondazhe. Në sondazhin tek Javanews, pyetja ishte se për cilin politikan keni opinionin më pozitiv, ndërsa në sondazhin tek Euronews, pyetja ishte se cili do të ishte udhëheqësi i duhur për të drejtuar PD-në. Sidoqoftë, në të dyja rastet, ata që zgjodhën si përgjigje Berishën apo Bashën, mund të konsiderohen përkrahës të secilit prej tyre.

Duke e mesatarizuar ekstrapolimin e të dyja sondazheve, rezulton se Berisha ka rreth 315 mijëpërkrahës dhe Basha rreth 230 mijëpërkrahës. Pra, Berisha ka 85 mijë më shumë(Shihni grafikun shoqërues).

Por sa optimistë janë votuesit e djathtë për ardhjen e PD-së në pushtet me Berishën?

Në asnjërin prej sondazheve të sipërcituara, kjo pyetje nuk ishte bërë drejtpërdrejt, por nënkuptohej. Kështu, Në sondazhin e publikur tek Javanews pyetej nëse do të rriteshin gjasat e të anketuarve për pjesëmarrje në zgjedhjet e radhës, në qoftë se triumfon Berisha në PD. Dhe 47% e atyre që kishin votuar për PD-AN më 25 prill u përgjigjën “Po”. Në sondazhin e publikur tekEuronews Albania, pyetej nëse largimi i Berishës nga grupi parlamentar do ta ndihmonte PD-në të vinte më shpejt në pushtet. Dhe 47% e atyre që kishin votuar për PD-AN më 25 prill u përgjigjën “Jo”.

Duke i konsideruar këto pyetje si indikatorë të optimizmit të elektoratit të djathtë për ardhjen e PD-së në pushtet, mund të ekstrapolohet se rreth 305 mijëvotues të djathtë janë optimistë se me Berishën, PD-ja mund të kthehet në pushtet. Pra, më pak se gjysma e atyre që votuan për PD-AN më 25 prill…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Do përplaset me SHBA, Kim mesazh të fortë ditën e parë të parlamentit"

Analisti Zaloshnja: Basha mes dy zjarreve, demokratët e duan Berishën, s’ka forcë ta përjashtojë!


Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore