MENU
klinika

“I bëjmë thirrje qeverisë të ndërmarrë veprime reale”

Mesazhi i fortë i Yuri Kim: Udhëheqësit e të gjitha krahëve duhet të…

13.10.2021 - 13:27

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka dalë me një mesazh të fortë për liderët e partive politike shqiptare duke u kërkuar që të heqin dorë nga zakonet e vjetra të sistemit komunist.

Në mesazhin e saj postuar në Twitter, diplomatja amerikane flet për ndryshime të vështira por të nevojshme që sipas saj politikanët shqiptarë nga të gjitha krahët duhet të bëjnë që “brezi i ardhshëm të ketë një të ardhme më të mirë”.

“Tridhjetë vjet pas përfundimit të diktaturës komuniste, udhëheqësit shqiptarë nga të gjitha krahët duhet të shfrytëzojnë mundësinë për të hequr dorë nga zakonet e këqija të së kaluarës, të bëjnë ndryshime të vështira, por të nevojshme, në mënyrë që brezi i ardhshëm të ketë një të ardhme më të mirë.

Nëse jo tani, kur?”, shkruan Kim.

Deklarata e ambasadores Kim vjen pas takimit që ka pasur me zv kryeministrin Arben Ahmetaj me të cilin tha se ka ndarë pikëpamjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi një sërë çështjes, nga problemet me pronat, reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit, apo edhe për demokracinë dhe biznesin.

POSTIMI I PLOTE I AMBASADORES AMERIKANE YURI KIM

U takova me zv.kryeministrin e ri Arben Ahmetaj për të theksuar dëshirën e SHBA për partneritet të fortë me Shqipërinë mbi demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin.

Gjithashtu nënvizova se SHBA e ka shumë seriozisht çështjen e korrupsionit si pjesë e interesit tonë kombëtar.

Ne i bëjmë thirrje qeverisë të ndërmarrë veprime reale në mënyrë që Shqipëria të jetë më e drejtë, më e fortë dhe më e pasur.

Ne diskutuam rëndësinë e zgjidhjes së të drejtave të pronësisë, duke përfshirë dixhitalizimin e regjistrave për t’iu kundërvënë ndërhyrjes së paligjshme; zbatimin e reformës në drejtësi në mënyrë që qytetarët dhe investitorët të mbështeten në gjykata të pastra; trajtimin e pastrimit të parave dhe shqetësimeve të tjera të përshkruara nga FATF.

Tridhjetë vjet pas përfundimit të diktaturës komuniste, udhëheqësit shqiptarë nga të gjitha krahët duhet të shfrytëzojnë mundësinë për të hequr dorë nga zakonet e këqija të së kaluarës, të bëjnë ndryshime të vështira, por të nevojshme, në mënyrë që brezi i ardhshëm të ketë një të ardhme më të mirë.

Nëse jo tani, kur?

SHBA do të vazhdojë të jetë me ju në mbështetje të plotë.