MENU
klinika

Tifozi special i ekipit skocez

Meta i sjell fat Celtic, sheh live që mposht Ferencvaros

19.10.2021 - 19:01

Për presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, pasditja e sotme ishte rezervuar futbollit dhe më saktë pasionit të tij të quajtur Celtic! Ai ishte i ftuari i nderit në stadiumin “Celtic Park” për të ndjekur sfidën ndaj Ferencvarosit të Myrto Uzunit.

Meta ka shijuar çdo moment teksa i ka sjellë edhe fat ekipit bardhejeshil, që fitoi me rezultatin 2-0 me golat e Furuhashi dhe Turnbull duke humbur edhe penallti në mes…

Meta ka festuar si i çmendur me shallin e tij në qafë, por edhe ka kënduar korin e famshëm “You Never Walk Alone”, pra “Ti kurrë nuk do të ecësh vetëm”…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN