MENU
klinika

Përplasja Basha-Berisha

Minxhozi: Ndoshta duhet larguar ish-kryeministri që të fillojë një zbaticë Berishizmi

28.10.2021 - 22:14

Analisti Fatos Lubonja në ‘RealStory’ në ‘News24’ , deklaroi se sjellja e kreut të Partisë Demokratike , Lulzim Basha është një sjellje berishiste, pasi po i merr vendimet vetë dhe se nuk po bën asnjë reflektim për partinë.

‘Këta janë të PD dhe flasin për vlerat e PD që do të na kthejë. Për mua Berishizmi është një qeverisje parti njërit, parti me një lider, pra jodemokratike. Nëse do ta marr si formë sistemi që u ndërtua një parti me këtë lider që krijon lidhje korruptive me ekonominë që zotëron vendin, filluan atëherë piramidat me radhë. Partia që nuk shërben, por është parti oligarkike, është parti neoliberale në ideologji që promovon individualizmin. Për fat të keq individualizmin në ekstrem. Në këtë kuptim sjellja e Lulzim Bashës është Berishiste në këtë kuptim , ku thotë vendosa unë…Unë kam pritur nga një parti të reflektojë, por shoh Lulzim Bashën që është vazhdues i Berishës…Nuk vendos me njerëz, por vendos vetë… Nuk po bën një reflektim për partinë…Po ashtu është edhe nënshtrimi i amerikanëve dhe në këtë aspekt nuk shoh asgjë të re…

Gjatë bisedës në studio, Lubonja gjithashtu theksoi se ish-kryeministri Sali Berisha sido që të shkojë debati mes Bashës dhe Berishë, i vetmi i fituar nga këto përplasje do të dalë kryeministri Edi Rama.

“Erdha tek teza më mirë tre banda se një bandë. Përse tre banda…sepse ka më shumë hapësirë. Rama i hoqi dhëmbët partisë me darë… një darë janë amerikanët dhe ana tjetër janë oligarkët.. Në këtë mënyrë ka dalë Berisha që kërkon të kthejë një bandë, por gjykoj se nuk do të jetë i suksesshëm dhe sido që të shkojë në këtë rast fituesi më i madh do të jetë Rama.

Skënder Minxhozi u shpreh se fryma në Partinë Demokratike ka qenë gjithçka. Në bisedën në studio ai theksoi se mbetet për tu parë fakti nëse do të ketë apo jo Kuvend Kombëtar, ndërsa shtoi se nëse do të kemi një Kuvend atëherë fati Bashës është i ditur.

“Unë mendoj që Berisha po e fiton partinë. Sot është një rrethanë që përbën dilemën mes frymë dhe elitës burokratike. Fryma që Berisha ka krijuar, mbetet për tu parë nëse do të përkthehet në fuqi politike apo do të japë produkt në fund të rrëzojë Bashën dhe të vijë vetë…apo do të të fitojë elita burokratike… Për një pjesë e madhe të grupit parlamentar duhet parë se ku shkon raporti. Fryma e PD ka qenë gjithçka. Tani në praninë e një fuqie të re të jashtme që është ajo amerikanë, duhet parë se si do të shkojë kjo ndeshje…Por duhet pritur nëse do të bjerë gonngu i Kuvendit Kombëtar apo jo? A do të ketë Kuvend? Nëse ka Kuvend fati i Bashës dihet dhe nëse Kuvendi certifikohet atëherë partia bie në duart e Berishës. Dilema më e madhe është se cili do të jetë produkti i një Berishë të tretë. Ndoshta do të duhet larguar Berisha që të fillojë një zbaticë Berishzmi”, tha më tej Minxhozi.

Gjitashtu ai u theksoi se ish-kryeministri Sali Berisha në shumë situata ku duhet të kishte folur ka zgjedhur të heshtë dhe pikërisht pasi ka bërë për 8 vite noterin e kreut të PD-së Lulzim Basha del kundër tij. Kjo sipas Minxhozit e bën Berishën humbësin më të madh.

‘Foltoret e Berishës sot kanë shumë agresivitet ndaj Bashës, por ka një dilemë, sepse ky zotëria i vjetër duke qenë më me eksperiencë fillimisht pranoi të zhbëhet sistemi zgjedhor. Heshti, erdhi humbja heshti…U certifikua Luli , heshti…U ndryshua statusi prapë heshti…Tani përse të kesh qenë 8 vjet e dy muaj noteri i Bashës dhe tani del kundër Bashës…Humbësi më i madh i politikës shqiptare është ky person”, tha ai.