MENU
klinika

Dendias urdhër ambasadës greke

“Monitoroni hetimin për Katsifas”

12.10.2021 - 10:15

Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias ka urdhëruar shërbimet e ministrisë që ai drejton dhe ambasadën greke në Tiranë të monitorojë nga afër rastin “Katsifas”. Lajmi bëhet me dije nga burime për median greke “Protothema”.

Ndërkohë familja e 35-vjeçarit kërkon mbështetjen e Greqisë për të çuar deri në fund hetimin për vdekjen e djalit të tyre, duke deklaruar se ai ishte shtetas grek që sipas tyre vdiq për të ngritur flamurin grek në një zonë të Shqipërisë ku jeton pakica greke.

Referuar zhvillimeve të një dite më parë, ku gjykata ktheu pas kërkesën e prokurorit për të pushuar hetimet, media greke shkruan se dallimet mes kryegjyqtares dhe prokurorit kthyen edhe njëherë çështjen pas.

Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër refuzoi kërkesën e prokurorit Julian Tsafka për të përfunduar hetimin për vdekjen e 35-vjeçarit. Ajo kërkoi veprime hetimore shtesë në përputhje me dispozitat ligjore. Raporti përfundimtar tashmë pritet të publikohet në mes të muajit dhjetor, “për të sqaruar njëherë e mirë nëse qarqet shqiptare të drejtësisë do të këmbëngulin për vetëvrasjen e tij”.

Mediat greke akuzojnë palën shqiptare se u përpoqën të krijonin përfundime në lidhje me vdekjen e 35-vjeçarit. Ky zhvillim vjen tre vite pas vdekjes së minoritarit grek. Në artikull theksohet se dëshmia më e rëndësishme për atë që ndodhi ditën e ngjarjes është materiali i regjistruar nga kamerat që mbajnë në trup forcat e RENEA-s dhe kamerat e helikopterit dhe dronit që po operonte atë ditë mbi zonë.

Një familjar i Konstandin Kastfifas thotë se drejtësia shqiptare prej vitit të kaluar po përpiqet ta cilësojë vdekjen e Katsifas si vetëvrasje. “Që prej vitit të kaluar ne i kemi njohur metodat e tyre për ta cilësuar atë si vetëvrasje. Në prill 2021 prokurori i Gjirokastrës foli për vetëvrasje. Por as familja edhe as kryetarja e Gjykatës nuk e pranuan atë. Ne kërkojmë publikimin e videos së RENEA-s. Dhe nëse një në 1 milion shqiptar ka të drejtë ne do të kërkojmë falje. Por pasi të kemi parë videon”, shprehet ai.

“Nuk është e mundur të kryesh vetëvrasje me dy plumba në zemër. Ajo është vrasje. Ai as vrapoi, as nuk u largua. Ishte i paarmatosur. Ai u vra nga një largësi prej 10 metrash. Nuk ka krim më të rëndë se ky. Ai u vra sepse mbrojti të drejtën për të ngritur flamurin grek në vendin e tij. Sipas marrëveshjes që ka nënshkruar edhe Shqipëria”, shton ai, duke theksuar se familja do të drejtohet në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në rast se drejtësia nuk vepron.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Makth për Ballkanin, bashkimi Shqipëri-Kosovë"

Grekët shqetësohen nga deklarata e Ramës

Nga ndalimi i hyrjes në kinema...tek oraret e lëvizjes

Greqia me kufizime të reja për të pavaksinuarit