MENU
klinika

Pas këngëve me Loredanën

Mozzik do të sjellë albumin më shpejt nga ç’e prisni

11.10.2021 - 10:46

Pak kohë më parë, reperi Mozzik publikoi albumin e përbashkët me ish-partneren e tij, Loredana.
Ndërsa, tani reperi ka bërë të ditur që është duke punuar në një album të ri që këtë herë do të jetë solo.

‘”2 orë pata kohë me ngu Albumin e ri 😉 Guri tamon qysh di un ..
Vec thash t’ju tregoj qe edhe pak edhe pak 😁”

Kujtojmë se Loredana konfirmoi para disa kohësh ndarjen nga Mozzik. Përmes një postimi në Instagram, ajo është shprehur se është ndarë sërish nga reperi. Loredana ka thënë se të dy ata janë shumë kokëfortë dhe se pas realizimit të albumit të përbashkët kuptuan se nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MOZZIK (@mozzik)

“Përshëndetje njerëz, disa nga ju kanë vënë re se unë dhe Mozzik kemi disa probleme për momentin. Ne jemi thjesht dy kokëfortë, të cilët nuk munden as me njëri-tjetrin, as pa njëri-tjetrin. Faza e albumit ishte shumë intensive dhe gjatë kësaj kohe kuptuam se mund të qeshim për 10 orë bashkë, por nuk mund të kemi një marrëdhënie të shëndetshme. Por jam ende shumë e lumtur që arritëm ta bënim këtë album dhe tentuam sërish. ‘No Rich Parents’ ka shkuar shumë mirë. Jam shumë e lumtur që dëgjoj fjalë të mira për albumin. Mozzik dhe unë do të ruajmë sërish raportet e mira. Ai më dha dhuratën më të bukur të jetës. Mbajini për vete akuzat si ‘ju thamë që do ndodhi kështu’. Kam bërë shumë gabime në jetën time, por këtë herë nuk gabova. Pavarësisht ndarjes, ne arritëm të komunikonim bashkë dhe të rrisnim Hanën dhe të flisnim me njëri-tjetrin për të gjitha ulje-ngritjet. Faleminderit për mbështetjen tuaj, dëgjoni këngën tonë të re “Mit Mir” dhe shikoni albumin tonë në 24 shtator. Do të publikohet vetëm në platformat digjitale. Faleminderit të gjithë atyre që na kanë mbështetur të dyve ne gjatë kësaj kohe. Mozzik le të ndahet kjo gjë. Me shumë mundësi shumë njerëz mund të mendojnë tani se telenovela e përditshme e Loredanës vazhdon, por fatkeqësisht kjo është jeta e vërtetë.” – shkruan reperja në një postim në Instagram.

Gjithsesi çifti ngre herë pas here dyshim për një ribashkim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Njerëz që nuk gëzohen për triumfet e tua...'

E quajti “gënjeshtare”, Loredana i kthehet Mozzik

Mozzik flet për ndarjen nga Loredana

“Hana do të rritet dhe do e kuptojë, jeta vazhdon”