MENU
klinika

22 gola në 8 javë

MSF, tredhëmbëshi i vetëm që po shkëlqen

19.10.2021 - 18:43

Në dekadën e fundit bota e futbollit është mësuar të shohë sulmues, dyshe sulmuesish apo tredhëmbësh që bëjnë diferencën. Ndoshta BBC me qendër në Madrid dhe MSN me bazë në Barcelonë arritën famë dhe forcë që do të jetë e vështirë të përputhen pavarësisht akumulimit të talenteve në ekipet e mëdha.

PSG-ja e Neymarit, Messit dhe Mbappe është shembulli i fundit i madh pavarësisht faktit se ata ende nuk kanë qenë në gjendje të tregojnë se sa larg mund të shkojnë. Koha do të tregojë.

Por aktualisht është një trident që po shkëlqen në Evropë, ai i Liverpool. MSF e përbërë nga Mané, Salah dhe Firmino ka filluar kursin duke fluturuar, duke shtypur pa mëshirë rivalët.

I fundit që mbërriti ishte pikërisht kërcënimi kryesor, Salah, i cili shkoi deri në 44 gola brenda një sezoni në të gjitha kompeticionet. MSF-ja fitoi Champions dhe Premier League, tituj që nuk vinin prej kohësh në Liverpool, sidomos i dyti, që mungonte prej 30 vitesh.

Nuk fituan sezonin e kaluar, por duket se janë rikthyer fuqishëm. Një tredhëmbësh që mund ta rikthejnë sërish Liverpool në majë, pse jo, edhe në Champions. Me këtë ritëm me siguri do të shkojnë larg.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Premier League, Java 8

Arsenal shmang humbjen në limite