MENU
klinika

Europa dhe Conference League

Napoli gjen fitoren e parë, Lyon përmbys 2 gola në Pragë

21.10.2021 - 23:01

Kanë përfunduar ndeshjet e treta në grupet e Europa dhe Conference League. Napoli ka gjetur fitoren e parë në grup, duke mposhtur 3-0 Legia Varshavë. Të tre golat janë shënuar pas minutës së 76’. Muci ishte titullar për polakët.

Interesante sfida mes Sparta Prague dhe Lyon. Vendasit shënuan dy gola dhe shtangën francezët. Por miqtë pasi ngushtuan në fundin e pjesës së parë, shënuan edhe 3 gola të tjerë në të dytën, duke fituar 3-4.

West Ham bëri detyrën në shtëpi, duke fituar 3-0 me belgët e Genk. PSV u mposht në shtëpi 1-2 nga Monaco. Duket se kjo ishte mbrëmja e francezëve, pasi edhe Marseille mori një pikë në Romë.

Në Conference League spikati fitorja e Basel 3-1 ndaj Omonia, ku golin e fundit e shënoi Zhegreova. Partizani i Beogradit humbi në shtëpi 0-1 me Gent, ndërsa Az Alkmar mori tri pikë në Rumani ndaj CFR Cluj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN