MENU
klinika

Prej ditësh i shtruar në spital

Ndërron jetë nga COVID gazetari Artjan Tepelena

16.10.2021 - 11:16

Ka ndërruar jetë nga COVID gazetari Artjan Tepelena. Gazetari dhe drejtor programacioni është ndarë nga jeta mëngjesin e kësaj të shtune në moshën 58-vjeçare.

Artjan Tepelena prej ditësh ishte i shtruar në një nga spitalet COVID në kryeqytet, por nuk ka mundur që të fitojë betejën me sëmundjen.

Miq dhe të afërm të gazetarit kanë shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale. Edhe vëllai i tij ka shkruar fjalët më të ndjera.

‘Dikur kur isha i vogël, nuk kishte lumturi më të madhe për mua se kur të shihja që më merrje nga kopshti…Vite më pas, nuk kishte moment më të bukur se sa kur më prisje në aeroport…Sot, më pret aty ku edhe në ëndrrën më të keqe nuk do ta kisha duruar…Vellai im i madh, idhulli im, gjaku im, familja ime, krenaria ime, dhimbja ime me e madhe – Artjan Tepelena, për të gjithë miqtë e njerëzit që të kanë njohur, të kanë dashur, te kanë respektuar…U prehsh në paqe!’- shkruan edhe vëllai i tij.