MENU
klinika

Alibeaj: Ja si do të veprojmë

“Ndodhi çudia e madhe! Komisioni Hetimor u bojkotua nga mazhoranca”

20.10.2021 - 16:21

Kryetari i Komisionit Hetimor për hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit Enkelejd Alibeaj në një prononcim për mediat deklaroi se sot pati një bojkot pa arsye nga anëtarët e mazhorancës.

Sipas Alibeajt kemi të bëjmë me një strategji të qartë për të penguar veprimtarinë e hetimit të masakrës zgjedhore të 25 prillit.

“Kërkuan kohë për t’u përgatitur dhe konsultuar për mbledhjen e sotme me qëllim njohjen e rregullores dhe sjelljen e amendamenteve të kësaj rregulloreje. Në konsultim me zv. kryetarin Toni Gogu i kam komunikuar që mbledhja pasardhëse do të ishte në datën 20 tetor, ora 15:00, që u dakordua në mbledhjen e parë, e kërkuar prej tyre. Në orën 15:00 anëtarët u paraqitën në sallën e byros të ndodhur para një befasie të pakëndshme, një bojkot total i të gjithë anëtarëve të maxhorancës. Duket qartë që nuk kishte asnjë arsye. Arsyeja ishte që meqë jemi në javën e gjelbër të Kuvendit, sot po e marrim pushim dhe caktojmë një datë tjetër”, tha Alibeaj.

“Në fakt ne jemi këtu jo si detyrim i kërkesës që kemi bërë ne, por si detyrim i vendimit të Kuvendit për të mbledhur në një afat 3 mujor, sot është dita e gjashtë, nesër e shtata, e duket qartë që mungesa e arsyeve e justifikimeve, nuk patën as kohë të na jepni arsyet pse mungoni. Është strategji e qartë e pastër për të penguar veprimtarinë e hetimit të masakrës zgjedhore të 25 prillit. Unë e kuptoj fare mirë por ata që janë nën akuzë, jo vetëm prej nesh por edhe ndërkombëtarëve, është kjo pjesë e maxhorancës. Mazhoranca është e akuzuar dhe dokumentuar si vjedhësja hajdute shkatërruese e procesit të 25 prillit, është e pritshme që ata të bëjnë gjithçka për të penguar, vonuar zvarritur veprimtarinë e komisionit hetimor. Nuk e prisja që të ndodhte që në mbledhjen e parë, duke ditur dhe përgjërimet për shtrirje dore, për dialog, për kthimin e veprimtarisë në forcë të plotë të parlamentit e çudia më e madhe ndodh, bojkot nga mazhoranca. Kjo tregon cila është qasja e Ramës dhe kësaj mazhorance që ka vjedhur zgjedhjet, mandatet e do përpiqet të bëjë gjithçka për të penguar që në sytë e shqipëtarëve të dalë e vërteta siç është. Unë me kolegët do ndjekim të gjithë hapat proceduriale që kushetuta dhe ligji për komisionet hetimore përcakton”, shtoi ai.

“S’ka rëndësi numri i prokurorëve apo gjykatësve”

Ambasadori rumun në Shqipëri: Reforma në Drejtësi, t’i drejtohet qytetarit

Bosi i Camorra-s nis bashkëpunimin me drejtësinë

Dorëzohet pas 26 vitesh në burg “Sandokan”

Juristi: Në ruspën e madhe të pushtetit mund të bjerë kushdo

Kryetarja e bashkisë Himarë u zgjodh edhe me tre vota të “rrjedhura” nga opozita