MENU
klinika

Ja emërimi i kryeministrit Edi Rama

Ndryshime në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë

20.10.2021 - 18:27

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, kreu i qeverisë Edi Rama ka emëruar Enkelejda Muçajn zëvendësministre të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Vendimi është publikuar në faqen online të Kryeministrisë.

V E N D I M
PËR

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Enkelejda Muçaj emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA