MENU
klinika

Kjo nuk përjashton rreziku i varianteve të reja

Në Kosovë nuk ka të infektuar me variantin “MU”

10.10.2021 - 10:34

Nga mbi 280 mostra që dyshohej se mund të ishin të personave të infektuar me varinatin “MU”, të dërguara për analiza në Gjermani, të gjitha dolën vetëm me variantin “Delta”.sov

Megjithëkëtë, profesionistët shëndetësorë thonë se ka rrezik real për shfaqjen e variantit “MU”, por edhe varianteve të tjera. Xhevat Jakupi, drejtori i departamentit të mikrobiologjisë në IKSHPK, tha për RTV 21 se të gjitha mostrat rezultuan vetëm me variantin “Delta”.

Nga ana tjetër, specialisti i Mikrobiologjisë, Ramiz Avdulli, vlerëson se rreziku për shfaqjen e tij dhe të varianteve tjera të COVID-19 është i pashmangshëm. “Varianti MU dihet se është varianti më i fundit i këtij virusi, me siguri pritën të shfaqën dhe variante tjera. Është e natyrshme që virusi të transformohet. Masat duhet të jenë të njëjta, dhe vaksinimi të vazhdojë”, deklaroi ai.

Varianti MU është zbuluar për herë të parë në Kolumbi. Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 40 raste. Derisa numri i qytetarë që kanë marrë dy dozat të vaksinës kundër koronavirusi është 608.939.