MENU
klinika

E ardhmja

Nëna e Kylian Mbappe tremb Real Madrid

06.10.2021 - 17:21

Këto ditë kanë bërë bujë deklaratat e Kylian Mbappe mbi PSG dhe mashtrimin e tyre mbi largimin e tij, shitjen te Real Madrid, duke theksuar se të ardhmes nuk i dihet por se dëshira e tij mbetet “blancos” dhe gjithashtu se ardhja e Messit dhe kampionëve të tjerë nuk ka ndryshuar mendjen e tij…

Kjo ka ndezur dashurinë e tifozëve të Realit, teksa Leonardo ka akuzuar merengues për faktin se janë sjellë shumë keq karshi PSG në bisedimet me sulmuesin e Francës. Vetë Perez tha se në janar mund të ketë zhvillime…

Por, sot ka ardhur nje ndryshim plani! Fayza Lamari, nëna e Kylian Mbapé, vuri në dukje në një intervistë për Le Parisien se, çuditërisht, djali i saj gjithashtu mund të vazhdojë karrierën e tij te PSG:

“Tani për tani ne po diskutojmë për rinovimin e kontratës dhe gjërat po shkojnë mirë”. Lojtari tha disa ditë më parë se gjatë verës ai kishte kërkuar shitjen dhe se nëse e linin të shkonte, ai do të kishte nënshkruar për Real Madrid. Megjithatë, pas disa muajsh, gjërat mund të ndryshojnë rrënjësisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN