MENU
klinika

Blogu i Albana Murrës/ Scriptorium

“Nëntëdhjetëvjeçari brilant”

27.10.2021 - 16:59

Manuel Vilas/

Disa amerikanë janë transferuar nga një vend në tjetrin. Shtetet e Bashkuara kanë një mënyrë të fuqishme të mishërimit të heronjve e heroinave duke filluar nga Walt Whitman, themelues i vëllazërisë amerikane deri tek Clint Eastwood, shtatlartë, atlet dhe sfidues i ekranit.

Pasi amerikanët kanë mundur diskriminimin për shkak të racës, seksit, politikës apo fesë, ishte radha që të zhdukej dhe diskriminimi ndaj moshës dhe këtë e bëri të mundur Eastwood me filmin e tij të fundit “Cry Macho”.

Nuk është hera e parë që ky kineast sjell një film që i gëzohet dhe shkon përtej plakjes. Clint Eastwood ka mbushur 91 vjeç dhe vazhdon të dalë përpara kamerave e të dashurohet, kësaj here me një meksikane.

Clint Eastwood, drejtori i mrekullisë të titulluar “Pa falje”, nuk i ka fshehur kurrë qëndrimet e tij politike dhe të turpshme deri diku sidomos në një shoqëria si ajo e Amerikës. Ai mbështet individualizmin republikan, abortin, është kundër mbajtjes së armëve. Nuk besoj që ndonjë kineast tjetër është kritikuar aq shumë për qëndrimet e tij të titulluara “të padrejta”, “jo humane” në rangun e politikës ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Eastwood është një shembull i paralelizueshëm me ne në Europë me dikë që është marksist, pavarësisht se një njeri i tillë i papranueshëm në shoqëri por ndërkohë ndjejmë një urrejtje të parrëfyeshme.

Ne europianët po i ngjasojmë përfundimit të një race, por një racë shumë e edukuar dhe e informuar dhe duam që amerikanët të na shoqërojnë në kolapsin tonë melankolik. Por krejt papritmas Clint Eastwood del në skenë për të na thënë që jo, nuk do të na shoqërojë në mënyrën tonë të qetë e të ndjeshme të të kuptuarit të artit dhe të jetës. Clint-i i shkakton botës intelektuale shqetësim, ka shumë kohë që nuk munden më ta nënvlerësojnë, hera e fundit që e bënë qe kur interpretoi “Harry pisanjosi”, megjithëse mua m´u duk e jashtëzakonshme perfomanca e tij.

Përpos filmit “Bird”, ai si kineast, ka arritur të thyejë rekorde dhe të jetë tejet i sofistikuar dhe t´i shlyejë borxhet morale dhe politike. Ai ka rithemeluar epikën amerikane, bazuar në disa personazhe ngjyer me vulgaritet heroik, e dështuar plot poezi e faj.

Ai i ka shndërruar heronjtë e dështuar në engjëj të bukurisë. I ka prekur plagët e politikës por ka dalë nga situata gjithmonë i padëmtuar. Ne në Europë e shikojmë si komplekse figurën e tij për vetë faktin se ai nuk është as intelektual dhe as moralist. Dënimi i tij ndaj luftërave në filmat e tij është delikat dhe i ndryshëm. Ka mundësi që Europa të ketë reshtur së besuari në forcën thelbësore që na jep vetëm jeta.

Çdo film i Eastwood do të jetë padyshim një ciklon, filmat e tij e tejkalojnë opinionin.

Filmi “Cry Macho” ka imperfeksione, por kjo është krejt e parëndësishme, sepse në kinemanë e Eastwood, aderimin e përcakton jeta dhe ajo shkon përtej çdo kritike letrare, pavarësisht nivelit të rigorozitetit që mund të ketë.

A ka triumf më të madh për jetën se një 91-vjeçar që nuk beson në plakje, atij nuk i intereson nëse ekziston apo jo koha apo vdekja, ai është plot me një forcë natyrore që e tejkalon arsyen. Clint-i që beson tek bukuria dhe poezia njësoj siç bënte Walt Whitman meriton një duartrokitje tmerrësisht të fuqishme, sepse të duartrokasësh Eastwood do të thotë të duartrokasësh misterin e jetës.

Manuel Vilas është shkrimtar spanjoll, fitues i disa çmimeve.

Artikulli u përkthye në Shqip nga Albana Murra.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Blogu i Albana Murrës/ Scriptorium

“Vjeshta jote ndriçon”

Blogu i Albana Murrës/ Scriptorium

Europa “Solidare”

Blogu i Albana Murrës/ Scriptorium

Boshti ekonomik në dorën e Kinës