MENU
klinika

Gianni De Biasi

“Nëse Sarri është babai i Hysajt, unë jam gjyshi”

12.10.2021 - 18:27

Pas 7 viteve, Gianni De Biasi kthehet sot në Beograd, një qytet i cili në njëfarë mënyre i ka shënuar karrierën si trajner. Me Shqipërinë ai përjetoi një nga netët më të çuditshme të futbollit botëror në këtë qytet, por sot do të jetë atje në pankinën e Azerbajxhanit.

Detyra e tij do të jetë të tentojë në mrekulli që me Azerbajxhanin duket shumë e ëvshtirë, ndaj edhe fokusi i mediave italiane sot në intervistat me të nuk ka qenë aq tek ajo që do të bëjë me ekipin aktual, por si e sheh Serie A, apo një opionin për shqiptarët që aktivizohen në kampionat, të cilin ai i njeh mirë.

De Biasi ka folur në intervistën për “TMW” për dy prej tyre në veçanti, Elseid Hysajn dhe Thomas Strakoshën, të cilët debutuan me ngjyrat kuqezi pikërisht nën drejtimin e teknikut.

“Alternimi i portierëve nuk ndihmon. Mendoj se Strakosha është një lojtar me cilësi, me mundësi përmirësimi ende shumë të mëdha pasi është i ri. Ai ka qenë gjithmonë një djalë shumë i kujdesshëm dhe i mbarë, me një stil funksional mes shtyllave. E pashë edhe unë gabimin që bëri ndaj Galatasaray dhe më erdhi shuëm keq për të, por gabimet janë pjesë e lojës.

Hysaj? Nëse Sarri është babai i tij, unë jam gjyshi (qesh). Elseidi u përfshi shumë mirë në Romë, njeh trajnerin Sarri dhe ka moshën e duhur për të luajtur në një pjacë të rëndësishme siç është Roma”, tha ai për futbollistët që janë pjesë të Lazios.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbrojtësi poston foton pas operacionit

Gjimshiti: Sonte do të bëj tifo nga shtëpia