MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Nga ndryshon mamografia nga ekografia?

30.10.2021 - 07:42

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:Nga ndryshon mamografia nga ekografia?

Mjeku:Mamografia ndryshe nga ekografia është një rrezatim x i përdorur për sqarimin e masave të gjirit. Fillohet me një eko gjiri dhe ne nuk mund të themi se është eko-ja ekzaminimi që jep më shumë të dhëna apo mamografia. Parimi është që njëra dorë lanë dorën tjetër dhe të dyja duart lajnë fytyrën. Që do të thotë imazhet e marra në ekografi thellohet studimi i tyre përmes imazheve të marra në mamografi.

Nëse një struktutë e gjirit nuk mund të studiohet përmes mamografisë, atëherë mbetet ekografia chekup-i i gjirit. Mamografia ndryshe nga ekografia ka specifikat e veta. Zakonisht kryhet në grupmoshat mbi 40 vjec, jo me të njëjtën frekuencë si ekografia. Kryhet në një hark kohor jo më shpesh se dy vjet. Në të gjitha ato rastet kur hasemi përballë një problemi të dyshimtë të gjirit, atëherë është mjeku imazheristë ai i cili vendos kriteret e përzgjedhjes së ekzaminimit të duhur.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim