MENU
klinika

Magjeps në ring

Nipi i legjendës Muhammad Ali fiton edhe duelin e dytë

25.10.2021 - 18:24

Nico Ali Walsh, nipi i madh i legjendës së boksit Muhammad Ali, vijon paraqitjen e tij të shkëlqyer në ring, si boksier profesionist. Ai korri suksesin e dytë në ring, duke mposhtur me KO në raundin e tretë James Westley, sfidë e zhvilluar në Atlanta.

Në gusht të këtij viti, Nico triumfoi sërish me KO në raundin e parë, duke e nisur kështu mjaft mirë karrierën e tij. Duket se 21-vjeçari po ndjek gjurmët e gjyshit të tij, që konsiderohet si boksieri më i madh në histori dhe në dy sfidat e para nuk ka zhgënjyer me paraqitjen e tij.

Kohët e fundit, Nico Ali Walsh ka nënshkruar një kontratë me kompaninë “Top Rank Boxing”, e menaxherit të njohur Bob Arum, që dikur ka qenë edhe menaxheri i Muhammad Ali.

Për sa i përket duelit të fundit, ai e dominoi sfidën, duke goditur rivalin në të tre raundet, deri sa e hodhi në tapet. “Jam i kënaqur me paraqitjen time, por e di që kam ende shumë punë përpara”, – tha Nico Ali Walsh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


21-vjeçari boksoi me dhuratën e gjyshit

Nipi i Muhammad Ali shkëlqen në duelin e parë