MENU
klinika

Mbrojtja e pyjeve tropikale të Amazonës

Njihuni me nismën e fundit të Facebook!

18.10.2021 - 07:05

Së fundmi, Facebook ka deklaruar se do të fillojë të ndalojë shitjen e paligjshme të zonave të mbrojtura të pyjeve tropikale të Amazonës në faqen e tij. Sipas mediave të huaja, gjiganti i mediave sociale ndryshoi politikën e tij pas një hetimi të BBC.

Masat e reja do të zbatohen vetëm për zonat e ruajtura dhe jo për pyjet në pronësi publike. Lëvizja do të kufizohet në Amazon, e jo në pyjet dhe habitatet e kafshëve të egra në të gjithë botën. Sipas një studimi të fundit nga “Think Ipam” (Instituto de Pesquisa Ambental da Amazonia), një e treta e të gjithë shpyllëzimit ndodh në pyjet në pronësi publike në Amazon.

Facebook tha se nuk do të zbulonte sesi kishte në plan të gjente reklamat ilegale, por tha se do të “kërkonte të identifikonte dhe bllokonte listimet e reja” në zonat e mbrojtura të pyjeve tropikale të Amazonës.

Ndërkaq, ju rikujtojmë se disa kohë më parë bëri bujë lajmi se aktori i Hollywood-it, Leonardo DiCaprio i kishte dhënë donacione disa organizatave jofitimprurëse që qëndrojnë prapa zjarreve në pyjet e Amazonës. DiCaprio hodhi poshtë akuzat e presidentit brazilian Jair Bolsonaro. Bolsonaro iu tha përkrahësve të tij se:

DiCaprio është djalë i lezetshëm, apo jo? Jep para për zjarrvënien në Amazonë.

Organizata mjedisore e DiCaprio-s dhuroi asokohë 5 milionë dollarë ndihmë për të mbrojtur Amazonën, pasi zjarret e egra shkatërruan një pjesë të mëdha të pyjeve.