MENU
klinika

Kualifikueset e Botërorit 2022

Nuk ka mrekulli, Polonia mposht Shqipërinë

12.10.2021 - 23:02

Polonia na mund përsëri, kësaj here 1-0 në “Air Albania Stadium” dhe merr vendin e dytë në Grupin I. Një sukses i ardhur në pjesën e dytë, kur ndëshkohemi me një gol që nuk pritej.

Por ajo që ra në sy ishte ndërprerja e ndeshjes pas shënimit të golit të miqve, teksa tifozët shqiptarë të provokuar hodhën sende në fushë e lojës, duke rrezikuar të dëmtonin futbollistët e Polonisë. Ishte hera e dytë që ndodhte dhe gjyqtari ndali lojë. Kjo ndodhi në minutën e 77-të të ndeshjes, kur të dyja skuadrat po kërkonin me ngulm.

Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, me polakët pak më shumë ngacmues. Reja fut më herët Brojën, duke zëvendësuar Uzunin, por nuk ka gol kësaj here.

Për të ardhur në minutën e 77-të, kur Swiderski shënon gol për Poloninë. Një kros i gjatë, topi në shtyllën e dytë dhe polaku nuk fal, me Berishën të dorëzuar në cepin e portës. Rikthimi në fushë nuk është se sjell përmbysje, por as gol sigurie të Polonisë, mbyllet 0-1 dhe tashmë Shqipëria duhet të mendojë për vendin e tretë në grup.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore