MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 4

Paqe në Korçë, Skënderbeu e Vllaznia ndajnë nga një pikë

02.10.2021 - 18:45

Nuk ka fitues në ndeshjen e tretë të javës së katërt të Kategorisë Superiore. Skënderbeu dhe Vllaznia ka përfunduar në barazim pa gola në Korcë, me vendasit që nuk përfituan në pjesën e dytë.

Pjesa e parë ishte më e mirë për vendasit, që patën dy raste të mira me Mensah. Megjithatë, vetëm fati shpëtoi Skënderbeun në minutat shtesë të këtij fraksioni, teksa topi përfundoi në shtyllë, por jo në portë.

Pjesa e dytë nisme karton të kuq për mbrojtësin e Vllaznisë, Mevlan Adili, i cili në pushimin e ndeshjes u konfrontua me Zguron e më pas me trajnerin e korçarëve, Migen Memelli.

Pas pushimit, gjyqtari Enea Jorgji u tregoi të tre protagonistëve kartonin e verdhë dhe për Adilin ishte i dyti, duke dalë me të kuq e lënë skuadrën e Vllaznisë me 10 futbollistë në vijimin e ndeshjes.

Por gjithçka nuk mbaroi këtu. Adili, pasi kërkoi shpjegime nga Jorgji, iu kthye përsëri Memellit dhe kërkoi përplasjen me të, duke e ftuar që të vazhdonin “dialogun” në dhomat e zhveshjeve me fyerje. Vetëm ndërhyrja e forcave të sigurisë dhe pjesëtarëve të stafeve evitoi një situatë edhe më të shëmtuar.

Pavarësisht këtij episodi, që zhbilancoi forcat në fushë, Skënderbeu nuk arriti të përfitojë, madje nëse Vllaznia do të kishte guxuar më shumë, mund të kishte shënuar. Gjithsesi, në fund duket se 1 pikë kënaq dy skuadrat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN